BallinaShqipëriaPolicia konfirmon një viktimë në Gramsh, ndërron jete personi që ndezi zjarr

Policia konfirmon një viktimë në Gramsh, ndërron jete personi që ndezi zjarr

Një 80 vjecar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që tashmë ka marrë përmasa të mëdha në Gramsh.
Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po heton për të zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera të rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments