BallinaAktualitetTjetër tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Tjetër tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje tërmeti në vend, këtë herë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u ndjenë në orën 21:53 me orën lokale, me epiqendër 13 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 119 kilometra në juglindje të Podgoricës.

Më herët, në orën 05:03 të mëngjesit, vendi u trondit nga një tjetër tërmet, më i fortë, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tij ishte në veriperëndim të Kamzës, pranë Tiranës.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments