BallinaAktualitetKrimet Zgjedhore, SPAK nis hetimet për 39 kallëzime!

Krimet Zgjedhore, SPAK nis hetimet për 39 kallëzime!

SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje në lidhje me Krimet Zgjehdore të denoncuara para dhe gjatë procesit të votimit për zgjedhjet e 11 majit, në të gjithë vendin.

Prokuroria e Posaçme po heton 39 kallëzime për krimet zgjedhore, ku 17 kallëzime janë dërguar për verfikim në polici, për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit.

Njoftimi i SPAK:

Krimet Zgjedhore – 156 materiale të administruara 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale). 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.

24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para). 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments