BallinaKronikeGjendet pa jetë një person afër Portit të Shëngjinit

Gjendet pa jetë një person afër Portit të Shëngjinit

Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të Portit të Shëngjinit.

37-vjeçari i cili është identifikuar dyshohet se është mbytur, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

“Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi,. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments