BallinaAktualitetSherr brutal në familjen shqiptare në Kretë, përfundojnë në spital dy persona,...

Sherr brutal në familjen shqiptare në Kretë, përfundojnë në spital dy persona, arrestohen 4 të tjerë

Katër arrestime dhe dy të plagosur janë pasojat e një sherri të dhunshëm në një familje shqiptare në Rethymno të Kretës pasditen e së shtunës.

Raportohet se përplasja nisi me debatin e një çifti, i cili përshkallëzoi me përfshirjen e të afërmve të dy bashkëshortëve.

Sipas Policisë, si pasojë e përleshjes, një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur fillimisht nga një xham në zonën e qafës, i cili po trajtohet në spitalin e Rethymnos.

Tensioni nuk u ndal me kaq, pasi për herë të dytë anëtarët e dy familjeve u përplasën sërish, me pasojë plagosjen e një personi tjetër, i cili po ashtu ndodhet i shtruar në spital, ndonëse në gjendje më të rëndë.

Dy të plagosurit po trajtohen në spital, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments