BallinaAktualitetAksidenti me tre të plagosur në aksin Kukës-Krumë, e pëson keq shoferi...

Aksidenti me tre të plagosur në aksin Kukës-Krumë, e pëson keq shoferi 27-vjeçar

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për asidentin në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në fshatin Vranisht, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Dje, rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Sefoll”, shtetasi M. H. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. T. Nga aksidenti u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments