BallinaElbasaniElbasan/ Procedime penale për posedim kanabisi dhe aksident rrugor

Elbasan/ Procedime penale për posedim kanabisi dhe aksident rrugor

Elbasan, 11 prill 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka referuar dy raste për ndjekje penale në Prokurori, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit F. Ç., 22 vjeç, pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit V. S., 60 vjeç, pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor “Papër-Peqin”. Automjeti i tij është përplasur me mjetin që drejtohej nga A. M., 32 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments