BallinaAktualitet'E pashë të vdekur dhe ndihmova djalin'! Nëna e vr*asësit të Ilaria...

‘E pashë të vdekur dhe ndihmova djalin’! Nëna e vr*asësit të Ilaria Sulës tashmë ndodhet nën hetim për fshehjen e kufomës

ITALI – Hetimi për vrasjen brutale të Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që studionte në Romë, ka hyrë në një fazë të re. Pas rrëfimit të ish-të dashurit të saj, Antony Mark Samson, 23 vjeç, i cili ka pranuar se e ka vrarë me thikë gjatë një debati në banesën familjare, autoritetet italiane kanë vendosur të hetojnë edhe nënën e tij.

Sipas burimeve të agjencisë LaPresse, nëna e Samsonit është përfshirë në listën e të dyshuarve për bashkëpunim në fshehjen e kufomës. Ajo dyshohet se ka ndërhyrë menjëherë pas krimit, pasi ka dëgjuar britmat e vajzës dhe e ka parë trupin e pajetë në dhomën e gjumit.

Në vend që të lajmëronte autoritetet, ajo dyshohet se ka ndihmuar të birin në pastrimin e skenës së krimit në apartamentin në via Homs, në lagjen afrikane të Romës.

Ndërkohë që Samson pretendon se ka vepruar i vetëm, hetuesit nuk janë të bindur nga versioni i tij dhe po hetojnë më thellë rreth rolit të mundshëm të familjarëve. Të dhënat telefonike të nënës dhe babait do të analizohen me kujdes për të kuptuar lëvizjet e tyre në orët pas krimit.

Nëna e Samsonit do të merret në pyetje të hënën, më 7 prill, nga Seksioni i Vrasjeve në Shtabin e Policisë së Romës. Qëllimi i hetimit është të sqarojë saktësisht çfarë ndodhi në orët e pas krimit dhe kush tjetër mund të ketë qenë i përfshirë në fshehjen e provave.

Trupi i Ilaria Sulës, e zhdukur më 25 mars, u gjet natën mes 1 dhe 2 prillit, duke mbyllur ditët e ankthit për familjarët dhe shokët e saj. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sjellë drejtësi për të ndjerën.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments