BallinaAktualitetShpërthim me lëndë plasëse pranë një banese

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese

TIRANA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:35 në portën e jashtme të banesë së Tonin Qafës në Tiranë. Policia njofton se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të dëmtuar. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njotimi:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments