BallinaBotaTërmet shkatrrimtar me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter godet Mianmarin/ Ndërtesa të...

Tërmet shkatrrimtar me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter godet Mianmarin/ Ndërtesa të shembura dhe rrugë të çara dhe dhjetëra persona nën rrënoja (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin qendror të premten. 10 persona mësohet se kanë ndërruar jetë nga tërmeti, pasi një xhami në zonën e Mandalay u shemb. Videot e postuara në internet nga të dy vendet tregon banorët e panikuar duke vrapuar nga kullat e banimit që lëkunden ndërsa pluhuri mbush ajrin dhe trafiku ndalet papritur në rrugët e qytetit të ngarkuar.

Imazhet tronditëse tregojnë dëmet e mëdha të shkaktuara me dhjetëra grumbuj mbeturinash që shihen në të gjithë Mianmarin nga ndërtesat e shkatërruara.

Çarje gjigante madje u formuan në rrugët e qytetit të afërt të Naypyidaw dhe shoferët u detyruan të ndalonin udhëtimet e tyre.

Mianmari tashmë po vuan nga më shumë se katër vjet luftë civile e shkaktuar nga një grusht shteti ushtarak i përgjakshëm dhe ekonomikisht shkatërrues, me forcat ushtarake që luftojnë kundër grupeve rebele në të gjithë vendin.

Mbetet një nga vendet më të varfra të Azisë dhe nuk është i pajisur mirë për t’u përballur me fatkeqësitë e mëdha natyrore.

Një banor në Yangon, qendra tregtare e Mianmarit dhe rreth 380 milje larg nga epiqendra.

Banorët janë shprehur se e kanë ndjerë tërmetin për rreth një minutë dhe më pas kanë dolë me vrap nga ndërtesa.

Një tjetër banor tha se rrjetet telefonike në qytetin ku jetonin rreth 8 milion njerëz ishin pakësuar pas tërmetit, por tani po funksiononin përsëri.

Epiqendra ishte në rajonin e afërt Sagaing, i cili është shkatërruar nga lufta civile, me junta, milici pro-ushtarake dhe grupe rebele që luftojnë për kontroll dhe të gjitha pikat e kontrollit, duke e bërë udhëtimin me rrugë ose lumë jashtëzakonisht të vështirë.

Instituti Kombëtar për Mjekësinë Emergjente thotë se 43 persona kanë mbetur të bllokuar në ndërtesë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments