BallinaAktualitetArrestohen dy hajdutë autorë të disa vjedhjeve në Peqin

Arrestohen dy hajdutë autorë të disa vjedhjeve në Peqin

Policia në Peqin ka zbardhur 8 raste vjedhjesh në banesa, të ndodhura përgjatë 2 viteve, ku si pasojë janë vënë në pranga dy persona. Gjithashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar pajisje elektrike, elektronike, sende të ndryshme shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, orendi shtëpiake, bizhuteri dhe municion luftarak. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Revealed” pas një hetimi disamujor me metoda proaktive.

Zbardhen 8 vjedhje në banesa, të ndodhura përgjatë 2 viteve, sekuestrohen pajisje elektrike, elektronike, sende të ndryshme shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, orendi shtëpiake, bizhuteri dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 autorë, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje.

Procedohen penalisht 2 shtetas, një 49-vjeçar, i cili me mjetin e tij ka transportuar sendet e vjedhura dhe një 65-vjeçare që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient që grumbullonin sendet e vjedhura.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori tjetër, që ka përdorur automjetin e tij në mundësimin e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Revealed”.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. C., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtin krim dhe I. S., 48 vjeç, banues në Durrës, të cilët dyshohen si autorë të 8 vjedhjeve në banesa të pa banuara (ku pronarët jetojnë jashtë shteti), përgjatë 2 viteve, në disa fshatra të Peqinit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– A. Q., 49 vjeç, banues në fshatin Mjekës, i cili është proceduar penalisht pasi dyshohet se me automjetin e tij ka bashkëpunuar në transportimin e sendeve të vjedhura;
– K. B., 65 vjeçe, që dyshohet se ka pasur dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira një ambient autorëve që ata e përdornin për grumbullimin e sendeve të vjedhura.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori tjetër i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, shtetasi B. H., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për mundësimin e vjedhjeve. Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 4 televizorë, 5 kondicionerë, 6 biçikleta, orendi shtëpiake, pajisje të ndryshme elektronike dhe elektrike, bizhuteri, fishekë luftarak dhe 1 automjet i përdorur nga autorët për mundësimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments