BallinaAktualitetAksidentet fatale/ Banorët bllokojnë hyrjen e qytetit, kërkojnë rritjen e sigurisë rrugore

Aksidentet fatale/ Banorët bllokojnë hyrjen e qytetit, kërkojnë rritjen e sigurisë rrugore

Banorët e Lagjes së Re në qytetin e Kukësit kanë bllokuar për afro 30 minuta hyrjen e rrugës nacionale Prizren-Kukës në shenjë proteste për mungesën e sigurisë së këtij segmenti.

Qytetarët gjithashtu kanë kërkuar masa të menjëhershme për shmangien e aksidenteve. Gjatë protestës banorët kërkuan rritjen e sigurisë rrugore, zgjerimin e korsive, ndërtimin e trotuarëve të saj

Shkak për protestën janë bërë disa aksidente fatale, ndërsa së fundmi një 51-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet në rrugën hyrëse të qytetit, që lidh Kukësin me segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit. Vendndodhja ku ndodhi aksidenti është një zonë me fluks të lartë të automjeteve dhe bizneseve, ku drejtuesit shpesh abuzojnë me shpejtësinë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments