BallinaAktualitetElbasan/ Procedime penale për posedim lëndësh narkotike, mosbindje ndaj policisë dhe shfrytëzim...

Elbasan/ Procedime penale për posedim lëndësh narkotike, mosbindje ndaj policisë dhe shfrytëzim të burimeve natyrore pa leje

Elbasan – Strukturat e Policisë kanë referuar në Prokurori materialet procedurale për tre shtetas të dyshuar për kryerjen e veprave penale në juridiksionin e Elbasanit dhe Gramshit.

Rasti i parë – Posedimi i lëndëve narkotike
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. Sh., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Rasti i dytë – Mosbindja ndaj urdhrit të policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit R. H., 28 vjeç, banues në Gramsh, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar automjetin.

Rasti i tretë – Shfrytëzim i paligjshëm i burimeve natyrore
Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi V. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme ndërtimi, pasi punonjësit e firmës së tij u kapën duke marrë inerte në shtratin e lumit Devoll, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments