BallinaAktualitetU shpall i zhdukur 5 ditë më parë, 40-vjeçari gjendjet i pajetë...

U shpall i zhdukur 5 ditë më parë, 40-vjeçari gjendjet i pajetë në liqen

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me një person të shpallur të zhdukur prej pesë ditësh.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, bëghet me dije se 40-vjeçari është gjeturi pajetë në liqenin e Mushqetasë, pranë banesës së tij.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur, por vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

“Informacion shtesë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.03.2025, për largimin nga banesa të shtetasit I. V., 40 vjeç, bëjmë me dije se: Mëngjesin e sotëm, ky shtetas është gjetur i pajetë në liqenin e Mushqetasë, afër banesës së tij. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments