BallinaAktualitetMijëra qytetarë në Elbasan festojnë Ditën e Verës

Mijëra qytetarë në Elbasan festojnë Ditën e Verës

ELBASAN- Qytetarë të shumtë kanë udhëtuar ditën e sotme Elbasanin në Ditën e Verës. Dita e Verës solli në Elbasan qytetarë nga zona të ndryshme të vendit ndërsa atmosfera festive ka nisur prej disa ditësh.

Pamjet me dron, tregojnë numrin e lartë të njerëzve që vizituan sot Elbasanin. Mbrëmë mësohet u zhvillua një koncert në qendër të qytetit që vijoi deri në orët e mesnatës duke kulmuar me shpërthimin e fishekzjarrëve.

Në sheshin “Gensher” në Elbasan do të ketë panaire të shumta si ai i zejeve dhe i ballokumeve. Por përpara këtyre, në bulevardin e qytetit zhvillohen karnavalet. Aktivitetet në Elbasan do të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes, por nuk do të ndalen vetëm sot. Ato do të vijojnë deri më 16 Mars.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments