BallinaKryesorePërfundon takimi i Ramës me ministrat dhe strukturat e PS-së, fokusi i...

Përfundon takimi i Ramës me ministrat dhe strukturat e PS-së, fokusi i diskutimeve, kandidaturat për deputetë në zgjedhje

TIRANA- Ka përfunduar mbledhja prej 7 orësh e kryeministrit Edi Rama me anëtarët e qeverisë dhe të Partisë Socialiste e cila u zhvillua për të dytën ditë sot në Pallatin e Brigadave.

Sipas informacioneve në mbledhje është diskutuar programi i PS-së për zgjedhjet si dhe emrat e kandidatëve për deputetë dhe përcaktimin e tyre se kush do të jetë në listën e mbyllur dhe kush në të hapur.

Bëhet me dije se nuk ka patur një vendim përfundimtar teksa ky i fundit pritet të merret në Kryesi. Emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri më 12 mars.

Mësohet se Rama pritet të kandidojë në Tiranë, në listë të hapur, një lëvizje që i jep hapësirë për të maksimizuar votat. Kandidimin e tij në Tiranë, Rama e paralajmëroi pak ditë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua.

Ditën e parë të takimit, dje, secili ministër raportoi për çfarë është bërë deri më tani dhe objektivat deri në përfundim të mandatit qeverisës.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments