BallinaElbasaniLibrazhd/ Nuk e lejoi të drejtonte mjetin në gjendje të dehur, tenton...

Librazhd/ Nuk e lejoi të drejtonte mjetin në gjendje të dehur, tenton të vrasë me thikë bashkëfshatarin

Librazhd, 8 mars 2025 – Policia e Librazhdit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale dhe ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili kanosi bashkëfshatarin e tij me një mjet prerës (thikë). Ngjarja ndodhi pas një konflikti që kishte shpërthyer mes të dyve, ku 53-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, kishte tentuar të drejtonte automjetin. Ndërkohë, bashkëfshatari i tij, 46-vjeçari Y. B., ndërhyri për të parandaluar ngasjen e makinës, pas së cilës 53-vjeçari e kanosi me thikë.

Policia reagoi menjëherë pasi mori njoftimin për kanosjen dhe u angazhua për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Shërbimet e Policisë, pas një operacioni të shpejtë, arritën të kapin dhe arrestojnë në flagrancë shtetasin M. A., 53 vjeç, teksa ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit të automjetit, u sekuestruan dy mjete prerëse, përfshirë thikën e përdorur për kanosje.

Shtetasi M. A. u arrestua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments