BallinaAktualitetGjendet pa shenja jete një i ri

Gjendet pa shenja jete një i ri

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Vlorës.

Sipas raportimeve, viktima që dyshohet se i përket moshës 35-40 vjeç është gjetur në një lulishte afër shkollës Industriale në Vlorë.

Personi i pajetë është gjetur nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Gjatë kontrollit në trup nuk janë dalluar shenja dhune apo diçka e tillë, pasi në momentin e parë dyshohej se ishte vrarë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po merr në pyetje dhe banorë, ndërkohë mjekët janë shprehur se personi vuante nga epilepsia.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments