BallinaAktualitetNga aksidenti, dhuna në familje, vjedhja e deri te largimi nga banesa,...

Nga aksidenti, dhuna në familje, vjedhja e deri te largimi nga banesa, kronika gjatë orëve të fundit në qarkun e Elbasanit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 29 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Ll., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi A. Ll., pasagjeri në këtë automjet dhe shtetasi M. D., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
P. S., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
M. K. dhe M. K., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 24 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

-Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.02.2025, për largimin nga banesa të shtetasit I. H., 82 vjeç, informojmë se 82-vjeçari është gjetur, në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments