BallinaBotaTrump refuzon ta quajë Putinin “diktator”, batuta me Macron

Trump refuzon ta quajë Putinin “diktator”, batuta me Macron

Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar ta quajë Vladimir Putin si “diktator”, duke thënë se është një fjalë që nuk e përdor lehtësisht.

Trump u pyet nga gazetarët në një konferencë për media me presidentin francez Emmanuel Macron, nëse do e quante Putinin “diktator” ashtu siç bëri me Volodomyr Zelenskyn. Ai iu shmang përgjigjes.

Trump nuk kurseu batutat me Macron, duke e quajtur atë si “një klient i zgjuar”.

“Macron është një klient i zgjuar. Më thoshte gjithë ato gjëra dhe unë i thosha “po, po, po”. Kur më treguan letrat, u thashë “po ne nuk folëm për këto gjëra”. Është një klient i zgjuar”, tha Trump.

A do e quanit Putinin diktator, ashtu siç bëtë me Zelenskyn? – E pyeti gazetari.

“Nuk i përdor ato fjalë lehtësisht, do të shohim si ecin gjërat. Jemi afër gjetjes së një zgjidhjeje”, u përgjigj Trump.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments