BallinaAktualitet“Tërhiq kërkesën për urdhër mbrojtjeje, ose…”/ E rëndë në Vlorë, 46-vjeçari kërcënon...

“Tërhiq kërkesën për urdhër mbrojtjeje, ose…”/ E rëndë në Vlorë, 46-vjeçari kërcënon me thikë bashkëjetuesen

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëjetuesen e tij, në mënyrë që ajo të hiqte kërkesën për urdhër mbrojtjeje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore, teksa gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments