BallinaKryesoreKryepeshkopi Anastas Janullatos dërgohet për mjekim në Athinë, pëson hemorragji gastrike

Kryepeshkopi Anastas Janullatos dërgohet për mjekim në Athinë, pëson hemorragji gastrike

ATHINA- Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili ndodhej i shtruar në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor, ka shfaqur përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Sipas medias greke, Kryepeshkopi 95-vjeçar është transportuar në Athinë për mjekim të specializuar. Bëhet me dije se për transportimin e Janullatos në Greqi është vendosur në dispozicion një avion i Forcave Ajrore.

Sipas informacioneve, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, ndërsa ai ka pësuar hemorragji gastrike. Janollatos do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në spitalin “Evangelismos”.

Kryepeshkopi u shtrua në një spital në Shqipëri pak ditë më parë ku u raportua se ishte prekur nga një virozë e stinës. Në një njoftim në llogarinë e Kryepeshkopit në Facebook thuhej se ai është shtruar në një spital në Tiranë, pas shfaqjes së virozës sezonale.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments