BallinaBotaMakina merr përpara qytetarët në SHBA, shoferi zbret dhe hap zjarr me...

Makina merr përpara qytetarët në SHBA, shoferi zbret dhe hap zjarr me armë! Të paktën 10 viktima dhe 30 të plagosur

Një makinë u përplas me një grup njerëzish në New Orleans të SHBA-së, duke vrarë disa persona, tha policia.

Gjithçka ndodhi në rrugën Bourbon rreth orës 3:15 të mëngjesit me orën lokale, raportoi stacioni televiziv lokal WGNO. Rruga Bourbon ndodhet në lagjen franceze të New Orleans. Përgjatë asaj rruge, mijëra njerëz morën pjesë në festimet e Vitit të Ri mbrëmë.

Policia nuk ka dhënë ende numrin e saktë të viktimave, si dhe numrin e të plagosurve.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, ndërsa rruga aktualisht është e mbyllur.

Deri më tani, policia nuk ka bërë të ditur asgjë për motivin e këtij akti, apo nëse bëhet fjalë për terrorizëm.

CBS News raporton, duke cituar deklaratat e dëshmitarëve, se një kamion u përplas me një turmë në rrugën Bourbon me shpejtësi të madhe, dhe më pas shoferi doli dhe filloi të qëllonte me armën e tij dhe policia iu përgjigj zjarrit.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments