Një person është vrarë me armë zjarri në zonën e Dukagjinit, në qarkun e Shkodrës.
Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje mbi identitetin e viktimës.
Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e krimit, ndërsa distanca e largët ka vështirësuar mbërritjen e tyre në zonë.




