VIDEO/ Kryevepër në debutim, Kristjan Asllani shënon dhe vulos fitoren e Al Jazirës

Kristjan Asllani e ka nisur në mënyrën më spektakolare aventurën e tij me Al Jazirën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në debutimin e tij, duke ndihmuar skuadrën të triumfojë 3-1 ndaj Shabab Al-Ahli.

Asllani e nisi takimin nga stoli, por u aktivizua në minutën e 64-t dhe brenda pak minutash arriti të linte gjurmën e tij në fushë.

Në një ndeshje të dominuar nga Al Jazira, gjithçka u vendos në fund. Në minutën e 90+1, mesfushori kuqezi lëshoi një goditje të bukur, e cila përfundoi në rrjetë dhe vulosi fitoren 3-1 të skuadrës së tij.

Një debutim perfekt për Asllanin, i cili jo vetëm u aktivizua për herë të parë me fanellën e Al Jazirës, por arriti të shënojë menjëherë, duke u kthyer në një nga protagonistët e fitores.