Tiranë, sulmohet me thikë në qafë efektivi i policisë pranë “Casa Italia”

TIRANË – Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premtjeje në Tiranë, ku punonjësi i policisë, Loren Rama, është sulmuar me thikë gjatë kryerjes së detyrës pranë zonës së “Casa Italia”.

Sipas raportimeve të para, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Dorian Kaso, i është afruar efektivit nga pas dhe i ka vendosur një mjet prerës (thikë) në qafë.

Pavarësisht rrethanave të rrezikshme, efektivi Rama ka reaguar me shpejtësi duke arritur ta neutralizojë agresorin në vendngjarje. Autori është prangosur dhe është shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale. Deri më tani, shtetasi Dorian Kaso nuk ka dhënë shpjegime para hetuesve lidhur me motivet e këtij sulmi ndaj uniformave blu.