Tentoi të qëllonte një 50-vjeçar, por iu bllokua arma, arrestohet pak ore me vone

Një 52-vjeçar, i identifikuar si P. Borici, është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se tentoi të qëllonte me armë zjarri një 50-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “28 Nëntori”. Sipas informacioneve, P. Borici tentoi të qëllonte shtetasin E. K., 50 vjeç, por arma nuk funksionoi, pasi iu bllokua.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan operacionin e koduar “Reagimi” dhe kapën të dyshuarin. Pistoleta që dyshohet se u përdor gjatë ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.