Pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë

Këngëtari i njohur amerikan Kanye West nisi të performojë rreth orës 21:15, duke ndezur skenën. Gjatë performancës, artisti solli në repertor hitet e tij ndër vite. Publiku u shfaq mjaft entuziast duke e shoqeruar reperin me këngë dhe duartrokitje.

Ajo çfarë u vu re ishte skenografia e veçantë, efekte vizuale dhe një skenë gjigande në formë globi.

Eventi u zhvillua në një hapësirë të dedikuar enkas për këtë performancë “Eagle Stadium”, një stadium i përkohshëm me kapacitet prej rreth 60,000 spektatorësh.