Shpërthen tritoli në një banesë në Vorë!

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku në derën e banesës së shtetasit me inicialet F. Sh. ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak Rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit, Vorë, në derën e banesës të shtetasit F. Sh ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi ka patur dëme të lehta materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.