Sherr para lokalit, plagoset me thikë 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme pas një konflikti me një 18-vjeçar në fshatin Bulgarec të Korçës.

Sherri mes dy të rinjve dyshohet se ka nisur në ambientet e një lokali për motive banale. Gjatë përplasjes, 18-vjeçari ka goditur me mjet prerës 17-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë.

Autori i dyshuar është identifikuar nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ku po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve, gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.