TIRANË- Një përfaqësuese e Diasporës shqiptare në Amerikë i është bashkuar protestës, duke e vlerësuar atë si një lëvizje që ka arritur të bashkojë shqiptarët pas 36 vitesh përçarje.
Ajo akuzoi klasën politike për shkatërrimin e ekonomisë dhe arsimit, duke nxitur largimin masiv të qytetarëve nga vendi. Në thirrjen e saj të fortë për drejtësi, ajo kërkoi që SPAK të vazhdojë pa u ndalur hetimet dhe të çojë para ligjit figurat kryesore të pushtetit.
“Vij nga Diaspora e Amerikës. Kjo lëvizje ka bashkuar shqiptarët pas 36 vitesh përçarje. Kjo lëvizje kështu duhet të vazhdojë. Kemi kuptuar që këta kanë përfituar në kurriz të popullit. Shkatërruan fabrika, arsimin, bujqësinë sollën largimin e shqiptarëve. Ti tregojmë të gjithë botës që populli vendos. SPAK mos ndaloni për asnjë moment. Rama në burg, Berisha në burg, Belinda në burg”, tha ajo.




