Protesta qytetare/ Berisha: Ftoj demokratët që ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit

Tit Sadiku: Mendoni se shtatori do e ndezë edhe më tej frymën e protestës? A ekziston mundësia që zgjedhjet e përgjithshme të bëhen së bashku me ato vendore në vitin 2027?

Sali Berisha: Z. Sadiku, mendoj se heroizmi, sakrifica e të gjithë atyre që prej 80 e sa ditësh mbajnë me guxim dhe energji të madhe protestën kundër Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, duhet të frymëzojë sot çdo shqiptar. Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje demokratëve dhe demokrateve të Tiranës, por edhe mbarë Shqipërisë, por në veçanti të Tiranës, që të shndërrojnë shtatorin me pjesëmarrjen e tyre në protestën qytetare në muajin e goditjes vendimtare të regjimit antishqiptar, të regjimit diktatorial autokratik, të narkoregjimit të Edi Ramës dhe të shkojmë si një komb drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Të realizojmë atë që realizon Kosova në mënyrë të përsëritur. Ne jemi kombi i vetëm në rajon së bashku me serbët që zgjedhjet i grabisin diktatorët. Le të jetë shtatori muaji që të ndahemi përfundimisht nga kjo diktaturë.