Procedohen disa shtetas në Elbasan për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për disa shtetas.

Mes tyre, shtetasi F. K., 49 vjeç, akuzohet për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe “Fyerja”, pasi shfaqet në një video duke shtyrë fizikisht nxënës të një shkolle private që drejton, si dhe duke hedhur produktet ushqimore të tyre.

Gjithashtu, nisi procedimi për një 15-vjeçar, i dyshuar se ka goditur me grushte një bashkëmoshatar, si dhe për shtetasin I. S., 73 vjeç, i dyshuar për dëmtimin e murit rrethues të pronës së një 54-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.