Përplasen dy mjete pranë Linit: Dy fëmijë mes 6 të plagosurve në aksin Pogradec–Qafë Thanë

0
26

POGRADEC — Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë të regjistruar në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin, ku dy automjete të tipit “Toyota” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga të dhënat e përditësuara konfirmohet se mes 6 personave të plagosur ndodhen edhe dy fëmijë. Të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak kryesor për aksidentin është bërë lagështia e shprehur në rrugë, e cila ka ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve nga drejtuesit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të dinamikës së përplasjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu