Përplasen “kokë më kokë” dy automjete, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën kombëtare në afërsi të fshatit Krahës, Tepelenë.

Dy automjete që po udhëtonin në këtë segment janë përplasur me njeri-tjetrin. Sipas burimeve në vendngjarje nga aksidentin kanë ngelur të lënduar 8 persona që udhëtonin në të dyja mjetet por pa pasoja për jetën e tyre.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa vazhdon puna për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore.