THUMANË- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Fushë Krujë–Thumanë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa bëhet me dije se janë lënduar tre persona.
Si pasojë e përplasjes së fortë ato kanë përfunduar jashtë rrugës. Të plagosurit janë transportuar drejt ambienteve të spitalit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.













