STRASBURG – Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025, duke kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që lejojnë zhvillime në zonat e mbrojtura dhe vendosjen e një moratoriumi të menjëhershëm për çdo ndërhyrje të re në këto territore.
Rezoluta shpreh shqetësim serioz për zhvillimet në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë–Nartë, duke theksuar se standardet mjedisore dhe shteti i së drejtës janë kushte themelore dhe të panegociueshme në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Eurodeputetët i kërkojnë autoriteteve shqiptare shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat sipas tyre kanë lejuar ndërhyrje me ndikim të lartë në një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Mesdheut dhe kanë nxitur protesta të gjera qytetare në vend.
Po ashtu, rezoluta kërkon ndalimin e përkohshëm të procedurave të reja të lejeve, punimeve ndërtimore dhe projekteve zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, deri në garantimin e përputhjes së plotë me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës.
Në dokument ngrihen gjithashtu shqetësime për Ligjin shqiptar për Investimet Strategjike, duke paralajmëruar se procedurat e përshpejtuara mund të dobësojnë kontrollin mjedisor në zona të ndjeshme.
Rezoluta vjen në një kontekst protestash të vazhdueshme në Shqipëri dhe debateve mbi zhvillimet në zonën e Vjosë–Nartës, e cila konsiderohet një habitat me rëndësi të lartë ekologjike në nivel evropian.
Organizata mjedisore që kanë ndjekur çështjen e kanë vlerësuar vendimin si një sinjal të fortë politik nga Parlamenti Europian në mbështetje të mbrojtjes së natyrës dhe përafrimit me standardet e BE-së, ndërsa theksojnë nevojën për dialog dhe respektim të detyrimeve mjedisore në kuadër të procesit të integrimit.
NJOFTIM PËR SHTYP: PARLAMENTI EVROPIAN MBËSHTET NATYRËN NDËRSA “REVOLUCIONI I FLAMINGOVE” NË SHQIPËRI MBËRRIN NË STRASBURG
17 qershor 2026
Deputetët e Parlamentit Europian votuan për t’i kërkuar Shqipërisë të shfuqizojë legjislacionin që lejon shkatërrimin e zonave të mbrojtura dhe të pezullojë të gjitha zhvillimet e reja brenda tyre derisa kjo të realizohet.
Sot, Parlamenti Europian miratoi rezolutën e tij mbi Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, duke shprehur shqetësim serioz për zhvillimet e vazhdueshme brenda Zonës së Mbrojtur Vjosë–Nartë dhe duke theksuar se shteti i së drejtës dhe standardet mjedisore të Bashkimit Europian janë kushte të panegociueshme për anëtarësim. Rezoluta bën thirrje për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, legjislacion që ka mundësuar shkatërrimin e një prej zonave natyrore më të jashtëzakonshme të Mesdheut dhe ka nxitur protestat më të mëdha qytetare që Shqipëria ka parë në një brez.
Rezoluta kërkon gjithashtu një “moratorium të menjëhershëm për procedurat e reja të lejeve, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të shfuqizohen dhe të sigurohet përputhshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës”.
Më shumë se 100,000 shqiptarë kanë dalë në rrugë gjatë 18 ditëve të fundit në atë që tashmë njihet ndërkombëtarisht si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje qytetare kundër shkatërrimit të paligjshëm të pyjeve, dunave të lashta dhe habitateve të mbrojtura në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë–Nartë.
Rezoluta e miratuar kërkon në mënyrë të veçantë shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë infrastrukturë turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe dobësojnë mekanizmat kryesorë të mbikëqyrjes mjedisore. Eurodeputetët shprehën gjithashtu shqetësim të thellë për Ligjin Shqiptar për Investimet Strategjike, pasi procedurat e përshpejtuara të lejeve rrezikojnë të anashkalojnë kontrollin mjedisor në zona të ndjeshme.
Rezultati i votimit të sotëm qëndron në kontrast të fortë me reagimin e Komisionit Europian ndaj paligjshmërive të konstatuara. Më 15 qershor, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Komisioni kishte marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhej një vlerësim i ndikimit në mjedis, duke injoruar faktin se punimet e paligjshme tashmë kishin ndodhur, pa leje, pa transparencë dhe pa një vlerësim të ndikimit në mjedis. Parlamenti Europian ka treguar më shumë angazhim sesa Komisioni në mbrojtjen e ligjeve të BE-së.
Peizazhi i Mbrojtur Vjosë–Nartë është pjesë e sistemit të fundit të paprekur deltash në Mesdhe. Ai strehon mbi 200 lloje shpendësh dhe më shumë se 70 lloje të rrezikuara, ndodhet në një nga korridoret më të rëndësishme të migrimit në Europë dhe ofron habitat jetik për fokën e mesdheut dhe breshkën e detit kokëmadhe, lloj për të cilat shtete anëtare të BE-së si Greqia, Italia dhe Kroacia kanë detyrime ligjore për mbrojtjen e tyre. Ajo që ndodh këtu nuk mbetet vetëm në Shqipëri.
Që nga fillimi i majit 2026, punimet kanë vazhduar brenda zonës së mbrojtur pa një projekt të publikuar, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa konsultim publik dhe pa leje të vlefshme, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me angazhimet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, si në kuadër të acquis mjedisor, ashtu edhe të Grupkapitullit 1 për shtetin e së drejtës. Kjo vjen pas ndërtimit të paligjshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në të njëjtën zonë, i cili nisi në nëntor 2021.
Joni Vorpsi, Drejtor i Politikave dhe Advokimit në PPNEA:
“Thirrja e Parlamentit Europian për një moratorium të menjëhershëm është pikërisht ajo që nevojitet në përpjekjen tonë për të mbrojtur Vjosë–Nartën. Ajo u jep autoriteteve shqiptare kohën dhe qartësinë e nevojshme për t’u përafruar me standardet europiane të mbrojtjes së natyrës dhe për të shmangur gabime të pakthyeshme që do të dëmtonin rrugën europiane të Shqipërisë. Ne e duam Shqipërinë në familjen europiane dhe pikërisht për këtë arsye nuk mund të lejojmë që kjo çështje të trajtohet gabimisht.”
Anouk Puymartin, Drejtuese e Politikave në BirdLife Europe:
“Sot, Parlamenti Europian është rreshtuar përkrah mijëra shqiptarëve që protestojnë në rrugët e Tiranës. Ky votim dërgon një mesazh të qartë: nuk mund t’i bashkohesh Bashkimit Europian ndërkohë që shkatërron ligatina të mbrojtura me buldozerë dhe anashkalon ligjet e tua. Mbrojtja e Vjosë–Nartës dhe respektimi i Direktivave të Shpendëve dhe Habitateve janë kushte themelore për anëtarësimin në BE. Shqiptarët që protestojnë në Tiranë e kanë kuptuar tashmë se mbrojtja e natyrës dhe mbrojtja e demokracisë janë e njëjta betejë. Sot, edhe Parlamenti Europian e tha këtë.”
Po shtohen shqetësimet se vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE po e ndjekin me vëmendje këtë rast dhe mund të konsiderojnë legjislacion të ngjashëm. Votimi i sotëm e bën të qartë se një rrugë e tillë është e papajtueshme me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
FUND
Shënim për redaktorët: BirdLife Europe dhe PPNEA janë angazhuar në këtë çështje që nga fillimi. PPNEA ka zhvilluar prej vitesh fushata për mbrojtjen e Vjosë–Nartës dhe është e pranishme në terren gjatë protestave aktuale. Të dyja organizatat ishin të pranishme sot në Strasburg para dhe gjatë votimit.
Burimi: EU Parliament backs nature as Albania’s ‘Flamingo Revolution’ reaches Strasbourg – BirdLife International
—-
PRESS RELEASE: EUROPEAN PARLIAMENT BACKS NATURE AS ALBANIA’S ‘FLAMINGO REVOLUTION’ REACHES STRASBOURG
17 June 2026
MEPs vote to call on Albania to repeal legislation allowing destruction of protected areas and to suspend all new developments within protected areas until it is done.
Today, the European Parliament adopted its resolution on the 2025 Commission Report on Albania, expressing serious concerns about the ongoing developments within the Vjosa-Narta Protected Area and saying that the rule of law and EU environmental standards are non-negotiable conditions of accession. The resolution calls for the repeal of Albania’s 2024 amendments to the Law on Protected Areas, legislation that has enabled the destruction of one of the Mediterranean’s most exceptional natural sites, and triggered the largest street protests Albania has seen in a generation.
It also calls for an “immediate moratorium on new permitting procedures, construction works and development interventions within protected areas until incompatible provisions of Albania’s amended Law on Protected Areas are repealed and full compliance with EU nature protection standards is ensured”.
More than 100,000 Albanians have taken to the streets over the past 18 days in what has become known globally as the ‘Flamingo Revolution’ – a popular uprising against the illegal clearing of forest, ancient dunes, and protected habitat in the Vjosa–Narta Protected Landscape.
The adopted resolution specifically calls for the repeal of the 2024 amendments to the Law on Protected Areas, which allow large-scale tourism infrastructure inside protected zones and strip away key environmental oversight mechanisms. MEPs also expressed deep concern over Albania’s Law on Strategic Investments, whose accelerated permitting procedures risk bypassing environmental scrutiny in sensitive areas.
The result of today’s vote stands in stark contrast to the European Commission’s reaction to the illegalities. On 15 June, Commissioner Kos stated that the Commission had received assurances from the Albanian government that an environmental impact assessment would be carried out, ignoring the fact that illegal works have already taken place, without permits, without transparency, and without an environmental impact assessment. The Parliament has shown more commitment than the Commission in defending EU laws.
The Vjosa–Narta Protected Landscape is part of the last intact delta system in the Mediterranean. It hosts over 200 bird species and more than 70 endangered species, sits on one of Europe’s most critical migratory corridors, and provides essential habitat for the Mediterranean monk seal and Loggerhead sea turtle – species that EU Member States including Greece, Italy and Croatia have their own legal obligations to protect. What happens here doesn’t stay in Albania.
Since the beginning of May 2026, construction has proceeded inside the protected area without any published project, environmental impact assessment, public consultation or valid permit – in direct contradiction of Albania’s accession commitments under both the Environmental acquis and Cluster 1 on the rule of law. This comes on top of the illegal construction of Vlora International Airport in the same area, which started in November 2021.
Joni Vorpsi, Head of Policy and Advocacy, PPNEA:
“The European Parliament’s call for an immediate moratorium is exactly what is needed in our fight to protect Vjosa-Narta. It gives Albanian authorities the time and the clarity to align with EU standards on nature protection and avoid irreversible mistakes that would set back Albania’s EU path. We want Albania in the European family, and that is precisely why we cannot afford to get this wrong.”
Anouk Puymartin, Head of Policy, BirdLife Europe:
“Today the European Parliament has stood with the thousands of Albanians on the streets of Tirana. This vote sends the unambiguous message that you cannot join the EU while bulldozing protected wetlands and bypassing your own laws. Protecting Vjosa–Narta, and respecting the Birds and Habitats Directives, are a fundamental condition of EU accession. The Albanians protesting in Tirana already knew that defending nature and defending democracy are the same fight. Today, the European Parliament said so too.”
There are growing concerns that other Western Balkans accession countries are watching closely, and considering similar legislation. Today’s vote makes clear that such a path is incompatible with EU membership.
ENDS.
Notes to editors BirdLife Europe and PPNEA have been engaged on this issue from the start. PPNEA has been actively campaigning to protect Vjosa–Narta for years and is on the ground in the current protests. Both organisations were present in Strasbourg today ahead of and during the vote.
Source: EU Parliament backs nature as Albania’s ‘Flamingo Revolution’ reaches Strasbourg – BirdLife International
—
Communications and Public Relations Officer
Protection and Preservation of Natural Environment in Albania
Address: Rr. Janos Hunyadi, G. 32, Ap. 11, 1019, Tirana, Albania
Web: www.ppnea.org Tel: +35545628954




