Është ndarë nga jeta në moshën 62-vje♪5are prof.as.dr. Albert Riska.
Gjatë gjithë jetës së tij akademike, e cila ishte e lidhur ngushtë me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Riska kontribuoi si pedagog dhe hulumtues i historisë së gjuhës shqipe. Në vitin 2004 mori gradën “Doktor i shkencave” dhe në vitin 2013 “Profesor i Asociuar”.
Përveç veprimtarisë mësimore, ai dha një kontribut të rëndësishëm në strukturat drejtuese të universitetit, duke shërbyer për afro dy dekada si përgjegjës seksioni e departamenti, si dhe duke e drejtuar si dekan Fakultetin e Shkencave Humane përgjatë viteve 2016–2022. Gjithashtu, ai mbajti detyrën e sekretarit të Këshillit Botues dhe redaktorit të Buletinit Shkencor UNIEL.
Vepra e tij shkencore i dedikohet veçanërish për trajtimin e hollësishëm të marrëdhënieve arumuno-shqiptare, historisë së leksikut të besimit dhe toponimisë, si dhe studimeve mbi apofoninë indoevropiane. Monografitë e tij, përfshirë “Arumunët — shënime për gjuhën dhe kulturën” dhe “Gjurmë të apofonisë indoevropiane në gjuhën shqipe”, mbeten referenca të rëndësishme për albanologjinë.
Krahas kërkimit shkencor, Riska ishte i njohur edhe si bashkautor tekstesh shkollore, përkthyes dhe redaktor.
Universiteti i Elbasanit dhe i gjithë komuniteti akademik kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi për familjen, kolegët dhe studentët, duke e kujtuar me nderim kontributin e tij të paharruar.




