Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mësoi sot lajmin e ndarjes nga jeta të babait të tij. Para pak çastesh ai ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku njofton edhe detajet mbi ceremoninë dhe pritjet.
Vetë Meta ka marrë leje nga Gjykata e Posaçme për të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes në banesën e fundit të të atit.
“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,
Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.
Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.
Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim”, shkruan Meta.





