Kryetari i Dhomës së avokatisë Elbasan, Demir Çiftja: Çfarë ndodhi në sallën e gjygjit ku u arrestua avokati Ulian Barjami

Dje ne daten 17.10.2025 eshte zhvilluar seanca gjyqesore per caktimin e mases se sigurimit te shtetasit Maksim Suçi etj, seance e zhvilluar ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, nga gjyqtarja Megi Strakosha, ku akuza perfaqesohej nga prokurori Gjergji Ceka.
Avokati mbrojtes i shtetasit Maksim Suci, Avokat Ulian Barjami, pasi ka konstatuar proven me video te pare ne seance, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundershtuar me dhune punonjesit e policise, deklaroi se do te beje kallezim per falsifikim provash ndaj Prokurorit pasi procesverbali me shkrim i sjelle nga Prokurori ne gjykim, pershkruante nje situate ku klienti i avokatit Barjami kishte ushtruar dhune ndaj punonjesve te policise.

Prokurori Ceka i irrituar nga ky deklarim replikoi me avokatin Barjami duke i thene se “ti duhet te arrestohesh, do te arrestohesh” dhe nderkohe i nervozuar kthente koken nga punonjesit e policise prezent ne sallen e gjyqit.

Avokati Barjami replikon duke deklaruar se “do te bej kallezim se ke shkelur ligjin”.

Per keto deklarime nderhyri gjyqtarja Strakosha e cila i sqaroi avokatit Barjami se duhet te shmangte kete diskutim dhe te fokusohej ne interpretimin e proves ne ate moment pa u marre me ate se cfare do te bente ne vijim.

Seanca vijoi e qete dhe perfundoi normalisht pa asnje debat apo diskutim mes paleve.

Prokurori Ceka nuk e la me kaq dhe me sa duket ka paraqitur kallezim ndaj avokatit me qellimin ne vetvete per ta arrestuar ashtu sic deklaroi ne seance.
Mbi bazen e ketij kallezimi avokati Barjami eshte thirrur sot ne daten 18.10.2025 ne oret e paradites nga oficere te Policise Gjyqesore ne Drejtorine Vendore te Policise Elbasan, duke i thene ne telefon fillimisht vetem per disa sqarime.
Pas shume oresh i mbajtur ne komisariat ne oret e pasdrekes 15.00-15.30 punonjesja e policise Zmeralda Mehilli ndalon me iniciative avokatin Barjami si te dyshuar per veprat penale “Kanosja per shkak te detyres” “Kundershtimi dhe goditja e gjyqtarit” dhe “Kanosja e gjyqtarit” pasi sipas saj ka kercenuar Prokurorin e ceshtjes Gjergji Ceka dhe oficeret e policise gjyqesore qe kane kryer veprime hetimore. Procesverbali eshte shkruar dhe nenshkruar nga opgj-ja Mehilli sikur eshte kryer shume kohe me pas ne oren 17.40 nderkohe qe ndalimi realisht eshte kryer ne oren 15.00

Kemi te bejme me arrestimin e avokatit per shkak te deklarimeve te tij ne kuadrin e mbrojtjes ne sallen e gjyqit, duke u trajtuar deklarata e tij se do te beje kallezim per falsifikim provash kunder prokurorit si kanosje dhe kundershtim i Prokurorit, ngjarje kjo e pa-precedente ku nje avokati i hiqet liria per shkak te fjales se lire ne sallen e gjykimit ku shpreh mendimin per falsitetin e proves dhe pergjegjesine qe sipas avokatit duhet te mbaje autori i falsifikimit sipas tij ne kete rast Prokurori.