Hajdutët grabisin 200 milionë lekë në kasafortat e biznesmenëve në Berat

Dy grabitje me vlerë rreth 200 milionë lekë raportohet të kenë ndodhur në Berat.

Ngjarjet mësohet se kanë ndodhur gjatë javës së fundit ku dy biznesmenë në qarkun e Beratit kanë rënë pre e hajdutëve.

Gabitjet kanë ndodhur gjatë natës në biznesin “Veza e Mëngjesit”, që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, ne pronar shtetasin Leonard Fani dhe tjetra në banesën e shtetasit Lumnir Osoja, pronar i kompanisë “Center Albania”.

Sipas raportimeve paraprake në të dyja rastet autorët kanë marrë kasafortat, ku në secilën prej tyre dyshohet se ndodheshin rreth 100 milionë lekë.

Dyshohet se pas vjedhjeve qëndron një grup prej disa personash. Autorët kanë vepruar të maskuar, duke përdorur maska dhe kapuça për të fshehur identitetin.