EMRI/ Dhunohet efektivi i policisë, disa persona e godasin me grushte

SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një efektiv policie është dhunuar nga dy persona pas një konflikti. Ai është efektivi i Policisë Rrugore Nikolin Përndoj, i cili ishte ndodhej jashtë orarit të punës.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e konfliktit, i cili përfundoi në përdorimin e dhunës fizike. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ata kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.