EMRI/ Aksident tragjik Divjakë! Humb jetën 39-vjeçari, plagosen pesë persona, mes tyre tre të mitur

DIVJAKË- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë pasdite në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin. Sipas informacioneve zyrtare, përplasja ka qenë fatale dhe ka ndodhur mes dy automjeteve, një “BMW” dhe një “Opel”.

Nga përplasja ballore ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit tip “Opel”, Bajram Kaçani, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve. Mësohet se, nga ky aksident tragjik kanë mbetur të plagosur edhe pesë personat që udhëtonin në automjetin tjetër, tip “BMW”.

Mes të lënduarve janë edhe tre fëmijë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas raportimeve paraprake nga mjekët, fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e Policisë Rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e shkaqeve të aksidentit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie që shkaktoi humbjen e jetës së 39-vjeçarit