E trishtë në Elbasan! Infermierja 28-vjeçare, nënë e një fëmije, i jep fund vetes duke u hedhur nga pallati

E trishtë në Elbasan! Një grua ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Mësohet se ajo ishte nënë e një fëmije 2 vjeç.

K.Z ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.

E ndjera banonte me qira ne kat të dytë në lagjen Visarion Xhuvani, dhe është ngjitur në katin e pestë, ku pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.