E qëlloi për motive xhelozie/ Foto-lajm nga vrasja në Shkodër, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan dhe pret policinë!

Zbardhen detaje tronditëse lidhur me vrasjen e Bardhe Zicit në Shkodër.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së banesës së çiftit Shtjefën e Bardhe Zici, prindër të dy fëmijëve, ku shfaqet autori i dyshuar 62-vjeçar, teksa qetësisht shkon, merr armën e gjahut dhe më pas afrohet qetësisht te dera kryesore e oborrit.

Aty hap derën dhe shikon me kujdes nëse po kalojnë njerëz, më pas hyn në banesë dhe qëllon për vdekje gruan 55-vjeçare.

Pas krimit tronditës, Shtjefën Zici as nuk tenton të largohet, por gjakftohtë pret prangat e policisë.

Nga hetimet e para rezulton se ai e qëlloi për vdekje gruan për motive xhelozie.

Paraprakisht thuhet se gruas i ra telefoni, por ende nuk dihet nëse e telefonuan fëmijët, djali nga Kanadaja ose vajza, apo të afërm të tjerë. Kjo nuk është pritur mirë nga 62-vjeçari, i cili e qëlloi për vdekje krejt gjakftohtë.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në banesën e familjes Zici në Unazën Lindore të qytetit të Shkodrës.

Ndaj Zicit është ngritur akuza “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm