Mijëra qytetarë janë mbledhur për herë të 24-të para Kryeministrisë, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të klasës politike në vend.
Ndërkohë njëri prej protestuesve ka zbuluar se diaspora shqiptare do të rikthehet për të protestuar për të dytën herë më 4 korrik.
“Kam një njoftim. Qëndrestarët dolën me disa pika. Kemi marrë shumë mesazhe nga diaspora dhe më datë 4 korrik e gjithë diaspora do të jetë këtu”, u shpreh një qytetar i pranishëm në protestën e sotme.
Edhe sot, protestuesit mbajnë në duar flamuj kuqezi, flamuj të SHBA-ve dhe pankarta të ndryshme, ku bëhet fjalë për thirrje për dorëheqjen e qeverisë.
Në protesta nuk ka munguar edhe simboli i flamingos, pasi ambientalistët pretendojnë se flamingot rrezikohen të zhduken nga investimet në Zvërnec.




