Deputetja që braktisi Ramën jep një tjetër mesazh të koduar në rrjetet sociale

Marjana Koçeku apo “Meomalësorja” ka dhënë një tjetër mesazh simbolik një ditë pasi deklaroi se do të ishte deputete e pavarur dhe jo më pjesë e grupit parlamentar socialist.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku shkruan:

“Zot, më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurtë. Mos na e kurse si popull frymën e urtësisë dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohemi drejt rrugëve të humbura.”

Më herët gjatë ditës, Koçeku postoi simbolin e protestës, flamingon, çka shpjegon edhe plotësisht pse ajo u largua nga grupi i PS-së në Kuvend, duke u deklaruar deputete e pavarur.

Koçeku, kryesuese e listës së PS në Shkodër në zgjedhjet e vjetshme, plasi dje lajmin bombë të largimit nga Edi Rama gjatë protestës së djeshme.

Dorëheqja e saj shkaktoi entuziazëm në protestë, por edhe një furtunë akuzash nga strukturat socialiste në rrjete sociale.