VLORË- Një prej rojeve private të përfshira në dhunimin dhe marrjen zvarrë të protestuesit në Zvërnec është arrestuar mbrëmjen e sotme.
Më herët, policia ka bërë me dije se dy punonjës të sigurisë private ishin proceduar penalisht për incidentin e ndodhur gjatë protestës, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga krahët pasi kishte humbur ndjenjat.
Sipas dëshmive dhe pamjeve të publikuara, protestuesi dyshohet se u godit fillimisht me grusht nga një roje tjetër private, çka i shkaktoi humbjen e ndjenjave, ndërsa më pas u tërhoq me forcë nga dy punonjësit e sigurisë, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik




