Arrestohet i dënuari për “vrasje nga pakujdesia” në Librazhd

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd kanë vënë në pranga shtetasin K. D., 68 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Sipas të dhënave, 68-vjeçarit i kishte mbetur për të vuajtur edhe 1 muaj burgim nga dënimi i dhënë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.