Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa një prej tyre, një mjet tip “Benz”, është përmbysur në rrugë. Mes automjeteve të përfshira ndodhet edhe një “Lamborghini” me targa zviceriane.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa për momentin nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.
Përplasja ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut në këtë aks të autostradës, duke sjellë vështirësi në qarkullim.
Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.




